{"id":4358,"date":"2026-02-02T13:54:45","date_gmt":"2026-02-02T13:54:45","guid":{"rendered":"https:\/\/nelidemi.al\/?p=4358"},"modified":"2026-02-02T14:01:19","modified_gmt":"2026-02-02T14:01:19","slug":"politika-pa-akrepa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/nelidemi.al\/?p=4358","title":{"rendered":"Politika pa akrepa Nj\u00eb politik\u00eb ku shpejt\u00ebsia z\u00ebvend\u00ebson koh\u00ebn"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb vitit 2019, Steve Bannon, strategjisti kryesor i Donald Trump, p\u00ebrshkroi nj\u00eb nga parimet ky\u00e7e t\u00eb strategjis\u00eb populiste moderne: flood the zone. Ideja ishte sa e thjesht\u00eb po aq edhe brutale. Prodho aq shum\u00eb deklarata, kriza, tema dhe goditje komunikative, saq\u00eb sistemi politik, media dhe publiku t\u00eb humbasin aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur, filtruar dhe gjykuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb terma konceptual\u00eb, kjo mund t\u00eb p\u00ebrmblidhet si politik\u00eb e \u201cmuzzle velocity\u201d apo politik\u00eb me \u201cshpejt\u00ebsi plumbi\u201d ku r\u00ebnd\u00ebsi par\u00ebsore nuk ka drejtimi por shpejt\u00ebsia e daljes; jo koherenca por impakti fillestar; jo procesi por momenti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo logjik\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb amerikane n\u00eb thelb. Ajo \u00ebsht\u00eb eksportuar dhe p\u00ebrshtatur me sukses n\u00eb kontekste t\u00eb ndryshme, p\u00ebrfshir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb \u201cmuzzle velocity\u201d n\u00eb politik\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">E huazuar nga balistika, muzzle velocity i referohet shpejt\u00ebsis\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb predh\u00eb del nga gryka e arm\u00ebs. N\u00eb politik\u00eb, kjo metafor\u00eb, p\u00ebrshkruan nj\u00eb stil pushteti ku vendimet merren shpejt dhe shpallen m\u00eb shpejt se sa mendohen, deklarata z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb proceset dhe shpejt\u00ebsia p\u00ebrdoret si prov\u00eb force dhe legjitimiteti. N\u00eb k\u00ebt\u00eb model, nuk \u00ebsht\u00eb prioritet kontrolli afatgjat\u00eb i trajektores. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb goditja e par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Populizmi i majt\u00eb shqiptar: shpejt\u00ebsi p\u00ebrmes dominimit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb variantin shqiptar t\u00eb populizmit majtas, politika e muzzle velocity shfaqet si hiper-prodhim vendimesh dhe narrativash.<br>Kush nuk e ka v\u00ebn\u00eb re ritmin e vazhduesh\u00ebm e t\u00eb shfrenuar t\u00eb \u201creformave\u201d, \u201cnismave\u201d dhe \u201ctransformimeve\u201d?! Po mbivendosjen e komunikimit mbi institucionet dhe p\u00ebrdorimin e krizave si normalitet qeveris\u00ebs?! \u201cPun\u00ebmbaruarit\u201d kan\u00eb dominuar qeverisjen e majt\u00eb dekad\u00ebn e fundit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fakt, shpejt\u00ebsia k\u00ebtu sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb parandaluar konsolidimin e kritik\u00ebs. \u00c7do vendim pasohet menj\u00ebher\u00eb nga nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb debatet mbi vendimin e par\u00eb t\u00eb mbyten nga nj\u00eb urgjenc\u00eb e re dhe k\u00ebshtu sistemi nuk ka koh\u00eb t\u00eb reagoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Duhet pranuar q\u00eb n\u00eb terma t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm kjo lloj politike ka ngjyra dhe fishekzjarr\u00eb por afatgjat\u00eb ka pasoja t\u00eb reezikshme q\u00eb po mundohem t\u00eb analizoj m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Nj\u00eb proces ligjor ku shpejt\u00ebsia fiton n\u00eb kurriz t\u00eb legjitimitetit<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb nga efektet m\u00eb t\u00eb dukshme \u00ebsht\u00eb normalizimi i legjislacionit t\u00eb p\u00ebrshpejtuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Projektligje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme kalojn\u00eb me procedura t\u00eb p\u00ebrshpejtuara dhe publik i tyre reduktohet n\u00eb formalitet. Parlamenti shnd\u00ebrrohet nga hap\u00ebsir\u00eb diskutimi n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb noterizimi t\u00eb vendimeve. N\u00eb logjik\u00ebn e muzzle velocity, ligji nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb instrument stabilizimi, por municion politik duke u p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb prodhuar impakt t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb treguar se \u201cpo b\u00ebhet di\u00e7ka\u201d. Pasoja afatgjat\u00eb t\u00eb nj\u00eb qasje t\u00eb till\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb humbjen e autoritetit simbolik q\u00eb ligji ka. Qytetar\u00ebt m\u00ebsohen q\u00eb rregullat ndryshojn\u00eb shpejt, prandaj nuk ia vlen t\u00eb investosh besim n\u00eb to.<\/p>\n\n\n\n<ol start=\"2\" class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Institucionet e pavarura nga filtra trajtohen si pengesa<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Populizmi i majt\u00eb, kur operon me muzzle velocity, ka nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie utilitare me institucionet e pavarura: kur institucioni ec\u00ebn n\u00eb ritmin e pushtetit lavd\u00ebrohet dhe kur ngadal\u00ebson, pyet, ose k\u00ebrkon procedur\u00eb delegjitimohet simbolikisht.Kjo nuk ndodh gjithmon\u00eb me sulm frontal. Shpesh ndodh me ironi publike, relativizim t\u00eb rolit dhe tejkalim p\u00ebrmes vendimeve ekzekutive<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasoja afatgjata mund t\u00eb jen\u00eb q\u00eb edhe pse institucionet nuk shkat\u00ebrrohen, ato b\u00ebhen t\u00eb padukshme. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rrezikshme se konflikti i hapur.<\/p>\n\n\n\n<ol start=\"3\" class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Marr\u00ebdh\u00ebnia me BE-n\u00eb: performanc\u00eb mbi p\u00ebrmbajtjen<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb diskursin europian, muzzle velocity shfaqet si mbiprodhim reformash n\u00eb let\u00ebr. Raportohet progres i shpejt\u00eb dhe rezultate p\u00ebrpara se t\u00eb konsolidohen ato. Gjuha e \u201chapave historik\u00eb\u201d p\u00ebr procese ende t\u00eb brishta prodhon entuziaz\u00ebm po ashtu t\u00eb brisht\u00eb. Kjo krijon nj\u00eb disonanc\u00eb strukturore e cila nga jasht\u00eb p\u00ebrshkruan nj\u00eb narrativ\u00eb suksesi, por nga brenda perceptohet si ndjesi stagnimi institucional.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasoja afatgjata mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb perceptim t\u00eb integrimit si projekt komunikimi, jo si transformim real. Kjo ushqen ciniz\u00ebm pro-europian dhe jo euroskepticiz\u00ebm ideologjik, por lodhje morale.<\/p>\n\n\n\n<ol start=\"4\" class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Media q\u00eb nuk kontrollohet dot m\u00eb mbingarkohet<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Populizmi i majt\u00eb nuk ka pasur gjithmon\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb kontrolloj\u00eb t\u00eb gjitha mediat. N\u00eb shum\u00eb raste, ka mjaftuar ta mbingarkoj\u00eb at\u00eb duke \u201cshpikur\u201d t\u00eb reja \u00e7do dit\u00eb. Kriza t\u00eb vogla q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn dhe deklarata q\u00eb prodhojn\u00eb cik\u00ebl lajmi, por jo analiz\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis, media, reagon m\u00eb shum\u00eb sesa analizon dhe m\u00eb shum\u00eb ndjek ritmin sesa e vendos at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasoja afatgjata form\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb publik q\u00eb humbet aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb dalluar \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme nga \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb urgjente. Dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb terren ideal p\u00ebr muzzle velocity.<\/p>\n\n\n\n<ol start=\"5\" class=\"wp-block-list\">\n<li><strong>Shoq\u00ebria kalon nga mobilizim n\u00eb lodhje<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb, kjo politik\u00eb mobilizon.<br>N\u00eb faz\u00ebn e dyt\u00eb, ajo konsumon energjin\u00eb qytetare. Krijohet nj\u00eb aktiviz\u00ebm shoq\u00ebror emocional pa kanale reale ndikimi duke prodhuar nj\u00eb debat publik t\u00eb shpejt\u00eb, por sip\u00ebrfaq\u00ebsor e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb t\u00eb shterp\u00eb. Rritje e cinizmit: \u201ct\u00eb gjith\u00eb flasin, asgj\u00eb nuk ndryshon\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pasoja afatgjata n\u00eb shoq\u00ebri kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me reagime reaktive, jo reflektive. Reagime ndaj impulsit, jo ndaj drejtimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Populizmi i djatht\u00eb shqiptar: shpejt\u00ebsi p\u00ebrmes konfliktit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb populizmin shqiptar djathtas, muzzle velocity nuk \u00ebsht\u00eb shfaqur p\u00ebrmes qeverisjes, por p\u00ebrmes retorik\u00ebs s\u00eb konfliktit permanent.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tiparet kryesore q\u00eb e kan\u00eb karakterizuar populizmin e djatht\u00eb shqiptar t\u00eb viteve t\u00eb fundit kan\u00eb qen\u00eb deklarata t\u00eb forta dhe polarizuese, prodhim i vazhduesh\u00ebm i armiqve dhe tradhtar\u00ebve si dhe thirrje emocionale q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb programin e qart\u00eb e vizionar p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb pushtet. Shpejt\u00ebsia k\u00ebtu nuk ka synuar administrimin e realitetit, por mobilizimin emocional dhe q\u00ebllimi nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb fitosh debatin, por ta mbyll\u00ebsh at\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb filloj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Pasojat afatgjata t\u00eb populizmit t\u00eb djatht\u00eb shqiptar t\u00eb bazuar n\u00eb \u201cmuzzle velocity\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<ol class=\"wp-block-list\">\n<li>Erozioni i kapacitetit opozitar real<\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur shpejt\u00ebsia retorike z\u00ebvend\u00ebson programin, opozita humbet funksionin e saj kryesor: t\u00eb jet\u00eb alternativ\u00eb qeveris\u00ebse e besueshme. Konflikti permanent nuk prodhon platform\u00eb. Akuzat nuk nd\u00ebrtojn\u00eb vizion dhe mobilizimi emocional nuk p\u00ebrkthehet n\u00eb kapacitet shtet-formues<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Si pasoj\u00eb afatgjat\u00eb, opozita mbetet e zhurmshme, por nuk perceptohet gjer\u00ebsisht si e gatshme p\u00ebr pushtet. Ajo b\u00ebhet opozit\u00eb proteste, jo opozit\u00eb qeveris\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<ol start=\"2\" class=\"wp-block-list\">\n<li>Var\u00ebsia nga polarizimi p\u00ebr mbijetes\u00eb politike<\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Populizmi i djatht\u00eb, kur funksionon p\u00ebrmes muzzle velocity, krijon nj\u00eb var\u00ebsi strukturore nga konflikti. Pa armik humbet kuptimin dhe tradhtar\u00eb humbet energjin\u00eb. Pa kriz\u00eb, humbet v\u00ebmendjen<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb afat-gjat\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr moderim, dialog apo reformulim ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb shihet si dob\u00ebsi ose tradhti e brendshme. Kjo e b\u00ebn t\u00eb pamundur evoluimin politik.<\/p>\n\n\n\n<ol start=\"3\" class=\"wp-block-list\">\n<li>Shkat\u00ebrrimi i besimit horizontal<\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prodhimi i vazhduesh\u00ebm i armiqve dhe tradhtar\u00ebve nuk godet vet\u00ebm kund\u00ebrshtarin politik, por edhe marr\u00ebdh\u00ebniet brenda shoq\u00ebris\u00eb. Aktivist\u00ebt ndahen mes \u201ct\u00eb past\u00ebrve\u201d dhe \u201ct\u00eb shiturve\u201d dhe intelektual\u00ebt delegjitimohen si elita armiq\u00ebsore nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb neutraliteti shihet si faj moral<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kjo qasje prodhon pasoja afatgjata ku shoq\u00ebria fragmentohet n\u00eb blloqe mosbesimi, duke e b\u00ebr\u00eb bashk\u00ebpunimin e ardhsh\u00ebm politik dhe institucional pothuajse t\u00eb pamundur.<\/p>\n\n\n\n<ol start=\"4\" class=\"wp-block-list\">\n<li>Inflacion moral dhe konsumim i gjuh\u00ebs<\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur \u00e7do betej\u00eb paraqitet si ekzistenciale dhe \u00e7do kund\u00ebrshtar si k\u00ebrc\u00ebnim absolut, ndodh ajo q\u00eb mund ta quajm\u00eb inflacion moral. Terminologjia e r\u00ebnduar vazhdimisht, humbet kuptimin dhe pesh\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb dhe indinjata b\u00ebhet rutin\u00eb duke de-sinsibilizuar n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb sensibilizoj\u00eb masat. Skandalet nuk trondisin m\u00eb si nj\u00eb pasoj\u00eb afatgjat\u00eb publiku lodhet. Emocioni nuk zhduket, por kalon n\u00eb ciniz\u00ebm. Dhe cinizmi \u00ebsht\u00eb armiku m\u00eb i madh i mobilizimit demokratik afatgjat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<ol start=\"5\" class=\"wp-block-list\">\n<li>Paraliz\u00eb strategjike afatgjat\u00eb<\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Muzzle velocity p\u00ebrmes konfliktit prodhon reaktivitet t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm. Prodhon reagim ndaj \u00e7do zhvillimi duke krijuar nj\u00eb munges\u00eb t\u00eb koh\u00ebs p\u00ebr mendim strategjik dhe t\u00eb strukturave programore t\u00eb q\u00ebndrueshme<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb terma afatgjat\u00eb populizmi i djatht\u00eb mbetet gjithmon\u00eb nj\u00eb hap pas realitetit, edhe kur ka intuit\u00eb t\u00eb sakt\u00eb kritike. Ai e sheh problemin, por nuk nd\u00ebrton rrug\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<ol start=\"6\" class=\"wp-block-list\">\n<li>Normalizimi i humbjes si gjendje morale<\/li>\n<\/ol>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb efekt tjet\u00ebr shum\u00eb i n\u00ebnvler\u00ebsuar \u00ebsht\u00eb kur humbja elektorale shnd\u00ebrrohet nga problem politik n\u00eb prov\u00eb morali. Shprehje si: \u201cNe humb\u00ebm sepse ishim t\u00eb drejt\u00eb\u201d; \u201cPopulli nuk ishte gati\u201d; \u201cSistemi \u00ebsht\u00eb i kalbur\u201d b\u00ebjn\u00eb q\u00eb n\u00eb terma afatgjat\u00eb humbja nuk p\u00ebrpunohet, nuk analizohet dhe nuk korrigjohet. Ajo idealizohet. Kjo e mbyll ciklin e m\u00ebsimit politik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Megjith\u00eb dallimet ideologjike, t\u00eb dy format e populizmit shqiptar ndajn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn logjik\u00eb operative:<br>\u2022 shpejt\u00ebsia preferohet mbi reflektimin<br>\u2022 impakti preferohet mbi q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb<br>\u2022 fjala preferohet mbi institucionin<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Ngjashm\u00ebrit\u00eb thelb\u00ebsore<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb t\u00eb dy rastet, politika trajtohet si seri goditjesh, jo si proces nd\u00ebrtimi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por kjo qasje ka nj\u00eb kosto strukturore t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si b\u00ebhet politik\u00eb dhe rrjedhimisht edhe mbi mbar\u00ebvajtjen e shoq\u00ebris\u00eb. Politika bazuar n\u00eb muzzle velocity prodhon efekte afatgjata q\u00eb shpesh neglizhohen q\u00eb nga dob\u00ebsim i besimit publik, lodhje dhe ciniz\u00ebm shoq\u00ebror, delegjitimim i debatit racional deri n\u00eb nj\u00eb var\u00ebsi t\u00eb vazhdueshme t\u00eb sistemit nga kriza e p\u00ebrhershme. Shoq\u00ebria m\u00ebsohet me iden\u00eb se politika \u00ebsht\u00eb zhurm\u00eb dhe urgjenc\u00eb dhe jo mendim apo drejtim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Problemi shqiptar nuk \u00ebsht\u00eb mungesa e energjis\u00eb politike, por mungesa e politik\u00ebs s\u00eb stabilizimit t\u00eb trajektores. Nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb pranon ngadal\u00ebsin\u00eb si kusht t\u00eb mendimit, p\u00ebrdor institucionet si filt\u00ebr dhe nuk i percepton si penges\u00eb dhe q\u00eb sheh qeverisjen si proces, jo si spektak\u00ebl. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb politik\u00eb q\u00eb fiton ciklin e lajmit. Por \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb fiton koh\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00ebse politika e muzzle velocity ka dominuar hap\u00ebsir\u00ebn publike shqiptare, kjo nuk ndodh vet\u00ebm sepse aktor\u00ebt politik\u00eb e zgjedhin at\u00eb. Ndodh edhe sepse sistemi mediatik, ritmi social dhe lodhja kolektive e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shpejt\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb pranueshme se mendimin dhe impaktin m\u00eb t\u00eb d\u00ebshiruesh\u00ebm se drejtimin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por k\u00ebtu q\u00ebndron edhe kufiri i saj normativ. Nj\u00eb shoq\u00ebri nuk mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb besim afatgjat\u00eb mbi impulse t\u00eb shkurtra. Nj\u00eb shtet nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb mbi emergjenca t\u00eb p\u00ebrhershme pa e shnd\u00ebrruar kriz\u00ebn n\u00eb metod\u00eb qeverisjeje. Dhe nj\u00eb demokraci nuk mund t\u00eb mbijetoj\u00eb n\u00ebse politika reduktohet n\u00eb seri goditjesh q\u00eb konsumohen m\u00eb shpejt se sa kuptohen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Alternativa nuk \u00ebsht\u00eb ngadal\u00ebsia sterile dhe as neutraliteti pa energji. Alternativa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia ndaj trajektores q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb pranuar se vendimmarrja k\u00ebrkon koh\u00eb, se institucionet jan\u00eb filtra t\u00eb domosdosh\u00ebm dhe se fjala publike ka pasoja q\u00eb nuk maten me klikime apo duartrokitje.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, sfida p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb t\u00eb prodhoj\u00eb politikan\u00eb m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb, por aktor\u00eb publik\u00eb m\u00eb t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtur. Jo m\u00eb shum\u00eb zhurm\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb orientim, jo m\u00eb shum\u00eb kriz\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb kapacitet p\u00ebr ta p\u00ebrballuar at\u00eb pa e instrumentalizuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb heq dor\u00eb nga muzzle velocity nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e dob\u00ebt. \u00cbsht\u00eb m\u00eb e rrezikshme p\u00ebr populizmin, sepse i heq arm\u00ebn kryesore: shpejt\u00ebsin\u00eb q\u00eb paralizon mendimin. Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00ebsht\u00eb m\u00eb e nevojshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sepse n\u00eb fund, politika nuk gjykohet nga forca e daljes s\u00eb par\u00eb, por nga aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur diku pa e shkat\u00ebrruar rrug\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb vitit 2019, Steve Bannon, strategjisti kryesor i Donald Trump, p\u00ebrshkroi nj\u00eb nga parimet ky\u00e7e t\u00eb strategjis\u00eb populiste moderne: flood the zone. Ideja ishte sa e thjesht\u00eb po aq edhe brutale. Prodho aq shum\u00eb deklarata, kriza, tema dhe goditje komunikative, saq\u00eb sistemi politik, media dhe publiku t\u00eb humbasin aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjekur, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4359,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_monsterinsights_skip_tracking":false,"_monsterinsights_sitenote_active":false,"_monsterinsights_sitenote_note":"","_monsterinsights_sitenote_category":0,"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-4358","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-uncategorized"],"aioseo_notices":[],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/nelidemi.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4358","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/nelidemi.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/nelidemi.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/nelidemi.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/nelidemi.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=4358"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/nelidemi.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4358\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":4364,"href":"https:\/\/nelidemi.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/4358\/revisions\/4364"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/nelidemi.al\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/4359"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/nelidemi.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=4358"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/nelidemi.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=4358"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/nelidemi.al\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=4358"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}