Organizata Botërore e Shëndetësisë – Zyra për Shqipërinë – Oficer Profesional Kombëtar
Nga korrik 2003 deri në shtator 2007, Neli Demi ka punuar si Oficer Profesional Kombëtar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë – Zyra për Shqipërinë, ku ka pasur detyra si:
-
Përpilimi, organizimi dhe implementimi i programeve të trajnimit për profesionistët e Shëndetit Mendor dhe të Kujdesit Parësor.
-
Lehtësimi i zbatimit të Shërbimeve të reja Komunitare të Shëndetit Mendor.
-
Asistencë për autoritetet shëndetësore qendrore dhe vendore në përpilimin e politikave dhe strategjive për reformimin e Sistemit të Shëndetit Mendor në Shqipëri.