Organizata Botërore e Shëndetsisë (Zyra e Shqipërisë) – Asistent Teknik
Nga marsi 2000 deri në korrik 2003, Neli Demi ka punuar si Asistent Teknik në Organizaten Botërore të Shëndetit (OBSH) – Zyra për Shqipërinë. Gjatë kësaj periudhe, ai ka mbajtur disa pozita dhe ka pasur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e shëndetit mendor në vend. Ai ka qenë Psikiatër dhe drejtues i Qendrës Komunitare të Shëndetit Mendor (QKSHM) – e para në Shqipëri, duke kontribuar në krijimin dhe forcimin e shërbimeve të shëndetit mendor në nivel kombëtar.
Po ashtu, Neli ka qenë Koordinator Projektesh në Qendrën Shqiptare për Zhvillimin e Shëndetit Mendor, një projekt i OBSH, ku ka drejtuar dhe koordinuar aktivitete që ndihmuan në avancimin e trajtimit dhe mbështetjes për individët me probleme të shëndetit mendor.
Një tjetër detyrë e rëndësishme që ka mbajtur ka qenë pozita e Sekretarit të Komitetit Drejtues Kombëtar për Shëndetin Mendor, ku ai ka kontribuar në politikat dhe strategjitë kombëtare për shëndetin mendor. Po ashtu, ai ka qenë pjesë e përpilimit dhe zbatimit të modulit bazë të trajnimit në Shëndet Mendor për Mjekët e Familjes, duke u mundësuar atyre përgatitje më të specializuar dhe të nevojshme për trajtimin e pacientëve me probleme të shëndetit mendor.